Nikolliç: Anullojmë pjesmarrjen, nëse serbët pengohen në zgjedhje

Presidenti i Serbsië, Tomisllav Nikolliç, ka deklaruar sot se Serbia përsëri do ta shqyrtoj ëçështjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale në Kosovë, nëse serbëve të cilët kanë të drejtë të zgjedhin, nuk u mundësohet votim i lirë dhe pa pengesa.“I kemi dërguar Bashkimit Evropian një porosi të qartë se nëse nuk krijohen kushte të rregullta për zgjedhje demokratike dhe nëse serbëve, të cilët kanë të drejtë të zgjedhin, nuk u mundësohet që në mënyrë të lirë dhe papengesa të votojnë, Serbia do ta shqyrtoj përsëri pjesëmarrjen në to”, tha Nikolliç.Sipas tij, me zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në zgjedhjet lokale më 3 nëntor në Kosovë, serbët duhet të sigurojnë legjitimitet dhe legalitet në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.Ndërkohë e përditshmja serbe “Danas”, bën me dije se Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç më 10 tetor duhet të jetë në Graçanicë, ndërsa Zëvendës Kryeministri i Parë Aleksander Vucic më 23 tetor në Leposaviç.Nuk dihet nëse përfaqësuesit e lartë të shtetit do të kenë të njëjtin fat me Kryeministrin Daçiç. Megjithatë pas refuzimit të hyrjes së Daçiç në Kosovë, i cili kërcënoi se do të ndërpresë dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, zyrtarët të qeverisë së Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për një “mosmarrëveshje” dhe se kryeministri serb është “rast i veçantë”.Ndërkohë Zëvendës Kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka thënë se “gjatë fushatës zgjedhore asnjë zyrtar serb nuk do të mund të viziojë Kosovën”.