Davenport: Serbët e Kosovës të dalin në zgjedhje

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, ka thënë se është i kënaqur që udhëheqja serbe kurajon serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.“Ky është një rast që të zgjedhen njerëzit të cilët do të mbrojnë interesat e banorëve të Kosovës në të ardhmen. Mos dalja në zgjedhje nuk është në interesin e askujt”, tha Devenport.Sipas agjencisë serbe Tanjug, Davenport ka thënë se është qëndrim i përbashkët i vendeve anëtare të BE-së, i cili bazohet në konkluzionet e Këshillit të Evropës, që të vazhdohet normalizimi dhe përparimi në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit e 19 prillit.