Hetimet për “Agimin e artë”, qytetarët grekë vullnetarisht në Prokurori
Para hetuesve të çështjes “Agimi i Artë” ka deponuar orët e fundit dëshmitarë të marrë në mbrojtje. Sipas burimeve nga organi i akuzës, hetuesi ka marrë në pyetje një burrë, për të cilin nuk dihet nëse është i njëjti që ka deponuar edhe në kuadër të hetimeve që zhvilloi fillimisht Gjykata e Lartë.Një tjetër dëshmitar është paraqitur vullnetarisht dhe ka dhënë fakte për çështjen në fjalë. Sipas burimeve gjyqësore, në zyrën e hetuesisë kanë mbërritur shumë kërkesa nga persona që dëshirojnë të paraqesin fakte për “Agimin e Artë”. Ministri i Rendit Publik Nikos Dendias ka premtuar një hetim të mëtejshëm në aktivitetet joligjore të “Agimit të Artë dhe një përpjekje të plotë për të hequr nga forcat e policisë ata që kanë bashkëpunuar me partinë neo- naziste.Në një intervistë për Kathimerini, Dendias tha se do të hetot çdo çdo gjë që mund të hetohen dhe se asgjë nuk mund të lihet pa pakontrolluar. Ministri mohoi se autoritetet kishin toleruar praktikat e partisë por pranoi se kërcënimin aktual që përbën “Agimi i Artë” për paqen sociale dhe ligji.Ndërkohë në mediat greke flitet për një raport që tregon lidhjet e neonazistëve grek me elementë të fushqishëm në Britani, Itali apo dhe vende të tjera. Kryetari i “Agimit të Artë” Nikos Mihaloliakos, zvkryetari Christos Papas dhe deputeti Jannis Lagos janë në burgun e sigurisë së lartë në Korridhalo.Në një tjetër zhvillim, vazhdon kurba rënëse e “Agimit të Artë”, sipas sondazhit të kompanisë ALCO publikuar të dielën në gazetën Proto Thema, që u zhvillua në periudhën 1-3 tetor, pas zhvillimeve të fundit me arrestimit.Të larta janë kuotat e qytetarëve që konsiderojnë se “Agimi i Artë” është organizatë kriminale, teksa thuajse 7 ndër 10 të pyeturit (i përgjigjen pozitivisht kësaj pyetjeje, ndërsa vetëm 22% konsideron se nuk është organizatë kriminale dhe 10% përgjigjen se nuk e dinë. Gjithashtu, 64% e të pyeturve konsiderojnë se Agimi i Artë është një rrezik për demokracinë, kundrejt 26% që nuk e konsiderojnë të rrezikshme dhe 8% përgjigjen se nuk e dinë. 64% e konsiderojnë të drejtë vendimin për ndërprerjen e financimit shtetëror për Agimin e Artë, ndërsa mendim të kundërt kanë 24%.