Hoxhaj: Përfundimtare, Daçiç nuk mund të hyjë në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2013, 21:16
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas reagimit të kryeministrit serb, Ivica Dacic se do t’i ndërpres bisedimet me Kosovën në rast se nuk lejohet të hyjë në Kosovë gjatë fushatës zgjedhore, ka thënë se vendimi është definitiv.“Kjo nuk do të ndryshojë, pa marrë parasysh presionin që do të bëjë Serbia në Bruksel. Nuk kam çfarë të them më shumë se ç’ ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi. Asnjë zyrtar i Serbisë nuk do të mund të vijë në Kosovë derisa mbahet fushata zgjedhore”, ka thënë Hoxhaj.Vizita e Daçiç do të ishte e dyta që një kryeministër i Serbisë i bën Kosovës që nga lufta e vitit 1999. Ai planifikonte të hapte fushatën zgjedhore në Shtërpcë më 4 tetor.