Kosovë, FSK-ja mbetet pa Çekun

Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot iu largua kryekomandanti Agim Çeku, i cili kërkoi të lirohet nga detyra e Ministrit të Forcës.me anë të një komunikate të qeverisë së Kosovës, bëhet me dije se Çeku nga sot ka filluar zyrtarisht kandidaturën e tij për garën e të parit të kryeqytetit, në emër të partisë në pushtet.Shefi i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, sipas këtij njoftimi, ka liruar Çekun nga të gjitha obligimet ndaj ministrisë së FSK-së dhe qeverisë.Sipas qeverisë, posti i ministrit me largimin e Çekut, “ngrinë, deri në nxjerren e një vendimi tjetër”.