Zgjedhjet në Kosovë, Thaçi pret shefin e vëzhguesve të KE

Kryeministri Hashim Thaçi, priti shefin e vëzhguesve për zgjedhje nga Komisioni Evropian, Roberto Gualtieri, të cilin e njoftoi rreth procesit zgjedhor dhe shprehu gatishmërinë për t’i dhënë mbështetje procesit të zgjedhjeve lokale, për të cilin tha se ka filluar në një frymë fer, të lirë dhe demokratike.Thaçi theksoi rëndësinë historike që kanë këto zgjedhje me faktin se organizohen për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe tha se qeveria ka përmbushur me kohë të gjitha obligimet që i takojnë në raport me Komisionin Qendror Zgjedhor lidhur me organizimin e zgjedhjeve dhe i ka dhënë mbështetjen e plotë këtij komisioni, si organ përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.Ndërkohë sipas njoftimit për media nga zyra e kryeministrit shefi i vëzhguesve për zgjedhje nga Komisioni Evropian, Gualtieri, falënderoi kryeministrin Thaçi për rolin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 3 nëntorit.