PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Zgjedhjet 2013, thembra e Akilit për integrimin

Zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 do të jenë një test i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Kështu thuhet qartazi në projektrezoluten per Shqiperine që u miratua me 61 vota pro, 1 kunder dhe 2 abstenime nga Komiteti i Puneve te Jashtme te Parlamentit Europian ne Bruksel.Eurodeputetët theksuan se te gjitha forcat politike duhet te zhvillojne nje fushate trasparente dhe te lire. Raporti i bën thirrje autoriteteve shqiptare të sjellin legjislacionin për zgjedhjet, lirinë e tubimit, lirinë e shoqatave dhe lirinë e medias, duke zbatuar plotesisht standardet nderkombetare.Gjithashtu ata shprehen shqetesimin e tyre per zvarritjen e reformave ne sistemin e drejtësisë, ku kërkojnë me shume transparence, pavarësi si dhe një gjyqësor te pa korruptuar.Gjatë votimit në Komitetin e Jashtëm u miratuan dhe amendamentet e Eduard Kukan për proçesin gjyqësor të 21 Janarit dhe për situatën e ish- të burgosurve politikë.Eurodeputet i bëjnë thirrje Këshillit që t'i japë vendit statusin kandidat pa vonesa të mëtejshme, me kusht përmbushjen e reformave kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian.Raporti i Nikolaos Kountis për Shqipërinë, do te votohet ne Parlamentin Europian ne dhjetor dhe me pas do te jete Këshilli Evropian, i cili do te vendosë nëse do te japë ose jo statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.