Sërish drogë në kufi, sekuestrohet 154 kg marijuanë, në kërkim poseduesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2013, 22:23
Kufiri me Greqinë në jug të vendit vazhdon të jetë vend tranzit për trafikantët e drogës. Mbrëmjen e sotme policia kufitare ka bërë të mundur sekuestrimin 154 kg marijuanë në makinën e një 22-vjeçari grek, në Sajadhë të Igumenicës.Burime nga policia bëjnë me dije se droga ishte ndarë në 137 pako dhe ishte transportuar me krahë nga fshati Çiflik i Sarandës deri në kufi, ku më pas ishte ngarkuar në makinën e 22-vjeçarit nga Megara e Greqisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.Ndërkohë efektivët e kufirit kanë po punojnë për kapjen e 22-vjeçarit si dhe po hetojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.