Trafik mandatesh nga PR, deputeti Luan Duzha i bashkohet LSI

Rikthehet në skenë fenomeni rëndom i njohur në politikën shqiptare, trafikimi i deputetëve nga njëra force politike në tjetrën. Mbrëmjen e sotme deputeti i Partisë Republikane në qarkun e Elbasanit, Luan Duzha, është shkëputur nga kjo parti për tu hedhur në Partinë Lëvizja Socilaiste për Integrim. Lajmi është konfirmuar për Ora News nga burime brenda PR. Përmes kësaj lëvizje, mazhoranca e e majtë shkon në plot 84 mandate deputetësh në Kuvend, duke e bërë më mazhorancë absolute për të kryer e vetme disa reforma të thella legjislative. Ndërkohë me largimin e zotit Duzha, PR do të përfaqësohet në Kuvend me tre deputetë.