Autostrada Vlorë-Levan, edhe në këtë aks grabiten elementët përbërës

Kur kane kaluar vetem 2 vjet nga inagurimi i rruges nacionale Vlore-Levan, shfaqen dhe problemet ne mirembajtjen e saj. Prej disa muajsh vihet re mungesa e trafikndaresve si dhe hekurat mbrojtes anesore, te cilat ashtu si edhe ne Rrugen e Kombit jane grabitur.Mania skrap duket se ka vendosur qe ta zhveshe ne menyren me te mundshme kete aks rruge, pasi vihet re qe grabitja nuk po kursen as kavot e çelikut, e madje edhe bullonat mbajtes te traseve.Tashme rreziku per aksidente rrugore eshte me prezent se kurre, pasi mjafton nje re e lehte dhe hekurat ndares mund te shkeputen nga njeri-tjetri.I vetmi element qe i ka shpetuar grabitjes ,eshte nje tabele ne te cilen shkruhet se per 24 muaj mirembajtja e autostrades do te kryhet nga nje firme private kundrejt vleres se 90 milione lekeve, nje shume teper e larte ballafaquar kjo me realitetin dhe gjendjen ne te cilen ndodhet sot autostrada Vlore-Levan.Mungesa e tabelave orientuese, grabija e trafikndaresve,heqja e hekurave anesore, papatesteri ne nivele te larta, kafshe te ngordhura, jane elementet te cilet jane bashkeudhetare te secilit prej nesh qe do te udhetonte ne kete aks, pa harruar dhe gjene kryesore,rrezikun e aksidenteve automobilistike.