"Nënpunësi civil", Ristani: Ligji hy në fuqi nesër, “shkelësit” do përballen me pasoja
Opozita paralajmëron tensionim të marrëdhënieve me mazhorancën, nëse kjo e fundit shtyn hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e nënpunësit civil. Deputeti demokrat, Arben Ristani, deklaroi për Ora Live se një hap i tillë godet në themel konensusin politik në vend, duke kujtuar se ligji ka kaluar me unanimitet në Parlament. Ndërsa përjashtoi çdo argument ligjor sa i përket pazbatueshmërisë së tij, Ristani tha se qëllimi i vërtetë që fshihet pas këtij veprimi është spastrimi i adminsitratës publike.“Është ligj i miratuar me konsensus në parlament. Një ditë para se të hyjë në fuqi, ka një tendencë për ta shtyrë pas 1 tetorit. Kemi të bëjmë me një goditje në thelb të konsensusit, përmes kësaj konsensusi merr një goditje të fortë edhe për të ardhmen. Arsye ligjore nuk ka, arsyet mund ti marrim mend, por transparence për ta diskutuar dhe parë nuk ka. Ligji nuk mund të diskutohet nëse është apo jo i zbatueshëm nga asnjë, qoftë dhe Kryeministër, përveçse gjykata.Duke përdorur imagjinatën, ligji për të qenë i zbatueshëm do dhe aktet nënligjore, por ligji thotë se më të hyrë ligji në fuqi, KM brenda 3 muajve duhet të nxjerrë aktet. Opozita është e gatshme të japë kontributin e saj me specialistë. Jemi në thyerje të konsensusit, kjo është të fshihesh dhe të gjuash pas krahëve natën. Çështja është se arsyeja e vërtetë është se ligji nuk i intereson mazhorancës për të hyrë në fuqi, pasi i intereson të zhbëjë administratën publike. Ju e dini propagandën e madhe të PS me aplikimet online, më thoni cili prejt tyre ka filluar punë, dhe këto emërimet e bëra gjatë kohëve të fundit janë aplikantë të portalit? Apo kjo është demagogji për popullin?” tha ai.Ndërsa hyrja në fuqi e ligjit, është thjesht çështje orësh, Ristani deklaroi se nuk ka asnjë shans ligjor që ligji të mos hyjë në fuqi, duke paralajmëruar pasoja për ata që do tentojnë ta pengojnë.“Nuk ka asnjë shans ligjor që ligji të mos hyjë në fuqi nesër. Nëse ka shtet të së drejtës ligji hyn në fuqi në 1 tetor. Parlamenti ka vendosur me konsensus që ligji të hyjë në fuqi në 1 tetor. Ata që do dalin kundër kësaj do përballen me pasoja. Kjo do të rrezikojë edhe marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë. Është kërkuar me insistim nga përfaqësuesit ndërkombëtarë marrëdhënie kostruktime mazhorancë –opozitë.Ne s’mund të ecim me njerëz të pabesë dhe pa fe” tha Ristani.Lidhur me debatin për KQZ, ish-kreu i këtij institucioni deklaroi se formula aktuale është zgjedhje e vetë klases politike, në të cilën ka dominuar gjithmonë mosbesimi. Referuar edhe kritikave të Këshillit të Europës në raportin e sotëm, Ristani vuri në dukje se problemi në Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë tek menaxhimi i zgjedhjeve.“Zgjidhja që kemi ne për menaxhimin e zgjedhjeve është zgjidhje e jona, por që aplikohet në vendet e lindjes, v endet që kanë vuajtur nga dikaturat komuniste. Kjo ka qenë zgjidhje pas klasa politike në vend vuan nga mosbesimi mes palëve. Është një zgjidhje që për mua është rezultative. Nuk besoj që mbarëvajtja e zgjedhjeve varet nga KQZ, s’kemi pasur ndojë herë probleme tek menaxhimi. Mënyra e kompozimit të KQZ sa është bërë për tu shkuar pas tekave të politikës, aq edhe për ta sulmuar atë që kanë bërë vetë. Çështja shtrohet pse zgjidhet një variant apo tjetri? Në rast se palët kanë besim se zgjedhjet administrohen mirë dhe drejt mund të zgjidhet një variant apo tjetër. Edhe kodi elektoral është miratuar me consensus, është gjetur kjo lloj formule. Mund të gjendet një zgjidhje tjetër nëse gjendet konsensusi mes palëve” theksoi Ristani.Në cilësinë e ish-zëvendës.ministrit të Brendshëm, ai komentoi edhe reformën e paralajmëruar nga Ministri Tahiri për “shkrirjen” e Gardës së Republikës, që sipas tij më shumë se diçka konkrete është një tekë e kreu të Ministrisë së Brendshme, referuar këtu edhe shkarkimit të 85 oficerëve dhe efektivëve të policisë rrugore.“Unë nuk njoh asnjë reformë që të jetë e bërë e ditur publikisht. Duhet bërë e ditur që unë të jap një gjykim, s’mund të jap gjykim duke e konsideruar Shqipërinë të vdekur. Populli se ka konsideruar kurrë vendin në nivelin e zeros. Jemi në kuadrin e një demagogjie të madhe, rilindasit që do marrin Shqipërinë e vdekur dhe do ta rilindin. Fakti që 80 policë penalizohen , një institucion penalizohet, ky është ndëshkim kolektiv për teka të një apo disa personave. Për të pasur reformë duhet një plan i qartë i shoqëruar me kosto dhe afate dhe mbi të gjitha transparent” vijoi më tej Ristani.Përballë “territ” informativ, Ristani paralajmëroi një opozitë të fortë dhe konstruktive, e cila si mision primar do kete njohjen e qytetarëve me të vërtetat dhe denoncimin e çdo shkelje apo rasti korruptiv nga mazhoranca e re.