Asambleja e KiE “bekon” zgjedhjet: Duhet ligj i ri elektoral sipas Kom. të Venecias
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi raportin për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri të cilat gjatë debatit u vlerësuan konkuruese, me pjesëmarrje të gjërë të votuesve dhe në respekt të të drejtave të njeriut.Raporti vlerëson zgjedhjet si pozitive, ndërsa gjatë fjalës së saj, kryetarja e delegacionit të Parlamentit shqiptar, njëkohësisht anëtare e Komisionit të Integrimeve Europiane në Kuvend falenderoi KiE për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë në rrugën e saj për përmbushjen e proceseve demokratike.Pjesë e debatit ishte edhe funksionimi i demokracisë parlamentare, ku delegacioni shqiptar ka shprehur gatishmërinë e mazhorancës së majtë për t’i dhënë të gjitha hapësirat e nevojshme opozitës për të luajtur rolin e saj të rëndësishëm në proceset integruese të venditSidoqoftë sipas këtij raporti, u vu re një atmosfere mosbesimi mes dy partive politike duke njollosur mjedisin elektoral dhe duke sfiduar administrimin e tërë procesit zgjedhor.Sipas zonjës Leskaj debati ishte në një klimë mjaft pozitive dhe mbështetës për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ajo tha se kishte shprehur angazhimin e mazhorancës së re për avancimin e axhendës europiane në përmbushjen e 12 prioriteteve në letër dhe në realitet.Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, njëherazi anëtar i delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ishte pjesmarrës në punimet e kësaj asambleje në KiE.
Sipas z. Vasili, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vënë në dukje se zgjedhjet e 23 qershorit kanë marrë vlerësimin maksimal nga faktori ndërkombëtar.Deputeti i LSI-së ka bërë të ditur se eurodeputetët kanë shprehur vlerësime të larta për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve të fundit në Shqipëri duke theksuar se ato ishin konkurruese, me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në votime.Gjithashtu Vasili theksoi se faktori ndërkombëtar ka vlerësuar se zgjedhjet e 23 qershorit respektuan liritë fondamentale dhe se përbëjnë një hap të madh përpara për vendin.“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vlerëson tepër pozitivisht zgjedhjet e 23 qershorit. Zgjedhjet ishin kompetitive me pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe respektuan liritë fondamentale”, u shpreh deputeti i LSI-së.Gatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zhvilluar edhe takime me deputetë si z. Gross, z. Fournier apo z. Blondin, të cilët gjatë diskutimeve kanë shprehur vlerësime pozitive për zgjedhjet e fundit në Shqipëri.“Diskutimet në seancë plenare nga z. Gross, Fournier, Blondin etj, vlerësuan si hap të madh përpara 23 qershorin”, është shprehur Vasili pas mbledhjes.