Meta pret Ambasadorin rus: Zgjerim të marrëdhënieve ndër-parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri, Leonid Abramov.Ambasadori Abramov shprehu urimet zyrtare dhe përcolli letrën e urimit të Kryetarit të Dumës së Shtetit z. Sergey Naryshkin drejtuar z. Meta me rastin e marrjes së detyrës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.Abramov e informoi Kryparlamentarin për ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e Rusisë për rritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit institucional mes Rusisë dhe Shqipërisë.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu vullnetin për zgjerimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e avancimit drejt një rajoni të hapur, bashkëpunues, konstruktiv dhe sa më të integruar në Bashkimin Evropian, me qëllim rritjen e stabilitetit dhe mirëqenies të qytetarëve të të gjithë vendeve.