Elbasan, pranga 34-vjeçarit, dyshohet se abuzoi me mbesën e mitur

Një 34-vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur.Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se i ndaluari është shtetasi Eno Eshi, i cili dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me mbesën e tij të mitur, përkatësisht vajzën e motrës, 13-vjeçaren K.Ll më 21 shtator në fshatin Bujqëz, të Elbasanit.Ngjarja është zbuluar nga denoncimi i familjarëve të të miturës, ndërkohë kjo e fundit është dërguar për ekzaminim si dhe po trajtohet nga një psikolog për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.