Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 3 automjete, nuk ka të lënduar

Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.Burime nga policia bëjnë me dije se dy trajlera janë përplasur me një automjet tip “Volswagen”, ndërkohë që njëri nga trajlerat ka dalë jashtë rrugës.Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar radhë të gjata në trafik, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.