Kukës, 25-vjeçari plagoset me një plumb në qafë, në kërkim autori

Një i ri është plagosur në rrethana ende të paqarta në veri të vendit. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Kukës, ku 25-vjeçari Fatmir Lala është plagosur me një plumb në qafë.Sipas policisë së Kukësit i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, nga ku mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë. Per kete arsye ai eshte nisur drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes per ndihme me te specializuar.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat shokun e të plagosurit për të mësuar detajet rreth ngjarjes, ndërsa konfirmon se ka identifikuar autorin e plagosjes dhe po punon për kapjen e tij.