6 ligje të Berishës në Kuvend, të tjerat “mbeten në klasë”, do të rishikohen

Konferenca e Kryetarëve ka zhvilluar sot mbledhjen e konstituimit ku ka miratuar Kalendarin e Punimeve të Kuvendit.Mbledhja u drejtuar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta  ndërsa morën pjesë edhe zëvendëskryetarët, krerët e grupeve parlamentare, krerët e komisioneve të përhershme, si dhe  Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit,  Meta shprehu vendosmërinë për të bashkëpunuar në funksion të mbarëvajtjes së punës së këtij organi të rëndësishëm në drejtimin e Kuvendit."Natyrisht, dua t'ju siguroj edhe njëherë tjetër për vendosmërinë time si Kryetar i Kuvendit për të bashkëpunuar ngushtë me kryetarët e grupeve parlamentare në radhë të parë, me dy zëvendëskryetarët dhe me të gjithë kryetaret dhe kryetarët e komisioneve të përhershme për një funksionim sa më efikas, sa më demokratik, sa më transparent të Kuvendit në funksion të përmbushjes së detyrave që përcakton Kushtetuta dhe njëkohësisht bazuar në frymën e bashkëpunimit të konsensusit, por edhe të Rregullores, miratuar me konsensus të mazhorancës dhe opozitës," u shpreh Meta.Konferenca e Kryetarëve miratoi me konsensus Kalendarin e Punimeve të Kuvendit për periudhën 1-17 tetor, 2013 dhe ra dakord që seanca e radhës të mbahet ditën e enjte, më 3 tetor, 2013, ora 10:00.