Ideja e qeverisë për KQZ me një anëtar, Hysenaj: Është herët, duhet konsensus i gjerë
Anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Hysen Osmanaj ka deklaruar se është ende herët që në Shqipëri të ketë KQZ me një anëtar.I pyetur nga mediat në lidhje me propozimin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi, Osmanaj theksoi se kjo formulë e re duhe të arrihet me konsensus pavarësisht numrave në Kuvend.Gjithashtu, Osmanaj ka deklaruar se 3 anëtarët e dorëhequr të KQZ-së kanë shkelur ligjin pasi duhej të ishin të pranishëm në mbledhjet e KQZ-së.Duke parë mosbesimin e forcave politike është herët të flitet që në Shqipëri të ketë KQZ me një anëtar. Nëse ndodh, kjo duhet të arrihet me konsensus pavarësisht numrave në Kuvend. Organizmat ndërkombëtar kanë vlerësuar që zgjedhjet kanë qënë më të mirat prandaj dhe KQZ-ja dhe formula e përdorur ka qënë e suksesshme. Ne jemi duke zbatuar ligjin dhe po vijojmë punën ndërsa 3 anëtarët e dorëhequr kanë shkelur ligjin” u shpreh Osmanaj.Ndërkohë riformatimi i KQZ-së mbetet qëndrimi i pandryshuar i qeverisë së re, për të arritur atë që cilësohet legjitimitet i këtij institucioni. Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh ish-kryetar i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, është shprehur një ditë më parë se kabineti Rama ka gati një model për formatin e institucionit më të lartë zgjedhor, i cili mbi të gjitha duhet të plotësojë një kusht, të jetë apolitik.