Përplasen 2 makina në hyrje të Shkodrës, plagosen 4 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2013, 07:25
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 4 personave është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit në hyrje të qytetit të Shkodrës.Dy automjete, njëri me targa AA 415 AR i drejtuar nga 24-vjeçari Sajmir Lusha dhe tjetri me targë SH 1155 E i cili drejtohej nga Fatri Shehi janë përplasur në lagjen "Salo Halili" në Shkodër.Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, Armando Pjetri 22 vjeç dhe Rreal Zefi 22 vjeç.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës por 24-vjeçari Sajmir Lusha është transportuar drejt Spitali Ushtarak në Tiranë si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.