Pastrohet Spitali Ushtarak, anulohen kontratat e qerasë për shërbimet jo shëndetësore

Çdo kontratë qiraje e firmosur më parë për përdorimin e ambjenteve të ish Spitalit Ushtarak nga subjekte private kryesisht me aktivitet jo shëndetësor do të anullohen. Ky vendim është marrë nga ministria e zhvillimit ekonomik, tregëtisë dhe sipërmarrjes.Arsyeja është se mjaft ambjente brenda spitalit universitar të traumës shfrytëzoheshen për bare e dyqane në kohën kur nevojat e këtij aspitali janë më të mëdha se ambjentet që ka në dispozicion.Më herët drejtoresha e shërbimit të traumës në këtë spital ngriti shqetësimin se nga ky spital fluksi është i përballueshëm pasi të gjithë traumat referohen aty nga spitalet rajonale dhe sy spital ka nevojë për ndërhyje në infrastrukurë.Në këtë rast, ashtu siç shpjegon edhe Ministria e Zvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është dhënë me qëllim për implementimin e projekteve të përmirësimit të shërbimit spitalor. Pra më shumë ambjente në favor të shërbimit ndaj pacientëve.Në këtë mënyrë është në kompetencën e Drejtorisë së Spitalit Universitar të Traumës, për të vënë në dijeni dhe për të marrë masat për lirimin e menjëhershëm të ambienteve shtetërore në administrim të saj.Vendimi është i njëtë si për aktivitet tregëtare, subjektet të cilat disponojnë një kontratë me këtë spital po ashtu edhe ambjeteve të dhëna me qera për subjektet që kryejnë shërbim shëndetësor. Por në komunikimin zyrtar nuk identifikohen tërisht se cilët nga subjektet dhe sa kontrata të tilla ka që duhet të ndërpresin menjëherë marrëdhënien kontraktuale me spitalin dhe duhet të largohen menjëherë.