Tahiri thërret policinë në raport, kërkon llogaridhënie çdo 10 ditë për situatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2013, 10:35
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbledhur sot në një takim drejtorët e policisë së 12 qarqeve të vendit.Takimi është zhvilluar në Ambientet e Ministrisë së Brendshme ndërsa në fokus të mbledhjes mendohet të ketë qënë situata e sigurisë në vend.Mësohet se në takim me ministrin Tahiri ishte i pranishëm edhe Zv.drejtori i Policisë së qarkut Dibër, Erzen Breçani.Ky është takimi i dytë që ministri Sajmir Tahiri zhvillon me krerët e policive në vend.