Ambasadori Arvizu shpallet “Qytetar Nderi” i Elbasanit
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është shpallur “Qytetar Nderi” i Elbasanit.Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini është shprehur se Elbasani është i nderuar që i jep këtë titull ambasadorit amerikan Arvizu.“Jam i sigurtë që sot Elbasani ndihet i nderuar që ambasadori Arvizu ka pranuar titullin nga ky qytetet megjithëse nuk e dimë se çfarë vendi do të zërë në studion apo në shtëpinë e tij titulli “Qytetar Nderi” i Elbasanit” tha Sejdini.Ndërsa në emër të qeverisë shqiptare ka përshëndetur Zv.kryeministri Niko Peleshi i cili ka vlerësuar kontributin e ambasadorit Arvizu për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve."Jam i lumtur që ndodhem sot në një ceremoni që nderon mikun e shqiptarëve ambasadorin Arvizu. Ai ka ditur të përcjellë marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Sot ambasadori Arvizu nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit, qytet i vjetër dhe me tradita të spikatura siç është edhe nderimi i mikut. Jo vetëm qytetetarët e Elbasanit por edhe ata të qyteteve të tjera janë dëshmitarëve të kontributit që ka dhënë ambasadori Arvizu. Nisma “act now” ka krijuar një qasje të re të përfshirjes dhe të qasjes të qytetarëve shqiptar. Në emër të qeverisë ju shpreh urimet më të ngrohta dhe faleminderimet për kontributin tuaj. Ju keni vendin e nderit në çdo shtëpi elbasanase por edhe në shtëpitëe të gjithë shqiptarëve” u shpreh Niko Peleshi.Ndërsa ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu është shprehur se ndihet i nderuar që ka marrë titullin “Qytetar nderi” i Elbasanit. Ai ka theksuar se SHBA-ja dhe Shqipëria nuk janë vetëm dy aleate por dy mike që ndajnë aspirata të përbashkëta.Ai vlerësoi gjithashtu bashkinë e Elbasanit për bashkëpunimin e mirë me projekte dhe përcolli apelin për angazhimin e qytetarëve.“Roli i shoqërisë civile dhe i qytetarëve është i domosdoshëm për zhvillimin e demokracisë. Demokracia është diçka që nuk mund të imponohet nga lart. Eshtë përfshirje. Çdo qytetar duhet të përfshirë në projekte të cilat do të bënin të mundur ndryshimin. Ndryshimi i madh nuk është i pamundur por kërkon, këmbëngulje, vizion dhe kurajo dhe të gjitha këto cilësi shqiptarët i zotërojnë. Qeveria është përgjegjëse për ndërtimin e një vendi demokratik të gjallë ku korrupsioni ndiqet penalisht dhe spitalet japin kontroll shëndetësor cilësor dhe arsimin sipëror” tha Arvizu.Në ceremoninë e dhënies së titullit "Qytetar Nderi" i Elbasanit për ambasadorin Arvizu morën pjesë edhe ministat Edmond Haxhinasto dhe Damian Gjiknuri si dhe deputetët e PD-së Arben Imami dhe Eduard Islami.