Kryeministri Rama nesër konferencë në rrjetet sociale

Edi Rama do të mbajë nesër në orën 12:00 konferencën e parë si kryeministër në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”.Në profilin e tij në “Twitter”, kryesocialisti kërkoi nga ndjekësit e tij të japin mendimet e tyre dhe të bëjnë pyetje të cilave do t`u përgjigjet në kohë reale.“Nesër 12.00 Twitter Live me ju e gjithë miqtë në Facebook, konferenca e parë si kryeministër:-) Shoqërojini pyetjet në fund me Pyet Edi Ramën” shkruan kryeministri Rama.