Krujë, shpërthim në një banesë, identifikohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2013, 08:25
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e lagjes numër 4 të qytetit të Krujës.Një sasi tritoli i është vendosur banesës së 55-vjeçarit Latif Nikolla por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar.Sipas policisë, tritoli ishte vendosur pranë derës së banesë së Nikollës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur identifikimin e autorit i cili është 24-vjeçari Albert Roshi.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të ngjarjes.