Emërimet e reja nga Gjiknuri, zëvendëson krerët e KESH,OST, Albetrol e RISHM

Qeveria e re ka zyrtarizuar emërimet e para të drejtorëve. Ka qenë ministria e Energjisë dhe Industrisë që ka publikuar emërimet e reja në disa prej institucioneve më të rëndësishme në varësi të saj.Drejtorët e rinj pritet që të përballen me një sërë sfidash në punën e tyre pasi shumë nga këto institucione janë përballur me një sërë vështirësish vitet e fundit. Në këtë mënyrë pas mbledhjes së Këshillave Mbikëqyrës përkatës, janë kryer ndryshime në drejtimin e disa shoqërive aksionere.Me urdhër të ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në krye të Korporatës Elektro Energjitike Shqiptare është emëruar Agron Hetoja.Drejtori i ri pritet që të përballet me një sërë problemesh përsa i përket rënies së prodhimit të energjisë elektrike si dhe borxheve që ka kjo kompani ndaj të tretëve.Ndërkohë që në krye të kompanisë Albpetrol është emëruar Endri Puka. Gjithashtu drejtuesi i kësaj kompanie pritet të përballet me një riprivatizim të mundshëm të kompanisë pas dështimit të të parit si dhe vështirësi të tjera strukturore.Drejtimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) e  ka marrë Ëngjëll Zeqo i cili më parë ka mbajtur postin e drejtorit të KESH.  OST ka si sfidë përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë.Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka firmosur emërimin  e Ardian Celës si Kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT). Ish-ministri i Energjitikës Viktor Doda është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH).Rrapush Tola është emëruar si drejtues i Repartit Inspektim Shpëtim-Miniera e njohur si (RISHM) ku pritet që të përballet me mjaft sfida përsa i përket kushteve dhe masave që duhen marrë për përmirësimin e punës në miniera.Dael Dervishi ndërkohë është emëruar Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).