Fushë-Krujë, grabitet 10 ton qymyr nga treni i mallrave

Grabiten 10 ton qymyr industrial nga treni i mallrave i linjës hekurudhore, Shkodër-Tiranë.Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme kur katër persona i kanë dalë përpara trenit, në Murqin të Fushë-Krujës, duke bërë që makinisti të ulte shpejtësinë. Më pas ata kanë arritur të shkarkojnë nga treni 10 ton qymyr industrial, e cila jo vetëm është grabitur, por edhe është edhe shpërdoruar në tokë.Nuk dihet ende se me çfarë e kanë transportuar qymyrin e grabitur, por grabitja e trenit të mallrave në këtë segment nuk është e para, madje, janë të njohura edhe rastet kur ka pasur edhe të shtëna armësh në drejtim të trenit.Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes me shumë vonesë, pas rreth katër orësh, ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes.Në hetime përfshihen edhe makinistët e trenit, pasi dyshohen nga policia si bashkëpunëtor në grabitje.