Berisha në “Facebook”: Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në, të shkëlqyera
Ish-Kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar se “marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë të shkëlqyera” dhe deklarata e Ramës se ai po shkon atje për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, në të vërtetë, është personale. Sipas tij, ajo nis që me anullimin e vizitës së Ramës për në SHBA në vitin 2011.Berisha në postimin e tij ka bërë një analizë të hollë për këto marrëdhënie të shoqëruar edhe më një album të pasur fotografik për të provuar sesa të ngrohta kanë qënë raportet me SHBA në vitet e qeverisjes së tij.Për editorialin e tij, Berisha ngacmohet nga vizita jo dhe aq e shkurtër e Kryeministrit aktual Edi Rama këto ditë në SHBA.Ai e nis shënimin e tij: “Para nisjes për në Neë York, në kuadrin e "marrjes fund të epokës së rrënimit", siç e ka shpallur Rama epokën 1992-2013 të pasetërve të tij në tërësi dhe vitet 2005-2013 në veçanti, ai deklaroi se një ndër qëllimet kryesore të udhëtimit të tij është përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA-në.Dy ditë më parë, z. Donald Lu, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri, do të deklaronte në senatin amerikan se Shqipëria është një aleat i shkëlqyer i SHBA-së.Jam i sigurt se kjo deklaratë nuk ishte një reagim ndaj deklaratës qesharake të Ramës. Por e vërteta është se për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që jetojnë, SHBA-të janë miku dhe aleati strategjik më kryesor.Me angazhimin direkt për çlirimin e Kosovës, SHBA-të bën të mundur që edhe ne, më së fundi, të mund të këndojmë këngën e lirisë.E verteta eshte se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-ve këto 8 vitet e fundit kanë qënë të shkëlqyera, të ngushta dhe kanë njohur zhvillimet e tyre më kulmore.Dëshmi e kësaj janë mbështetja e fuqishme, e gjithanshme, përcaktuese e SHBA-së për ftesën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për pavarësinë e Kosovës, bashkëpunimi në Afganistan, bashkëpunimi i shkëlqyer i agjensive tona të sigurisë në çështje shumë të rëndësishme, dhjetëra e qindra projekte të USAID-it të financuara nga qeveria amerikane, histori të vërteta suksesi në mbarë vendin, mbështetja e qeverisë amerikane per integrimin e Shqipërisë në BE etj etj. Momenti më kulmor i marrëdhënieve midis dy vendeve tona ishte vizita e pare dhe historike e Presidentit të SHBA-ve George Ë Bush.Më tej, ish-Kryeministri kujton edhe vizitën e zyrtarëve të tjerë amerikanë në Shqipëri si dhe mesazhet e tyre e duke përfunduar me deklaratën e Ramës se po shkon në SHBA për të përmirësuar marrëdhëniet, e zbret atë në një nivel tjetër.Berisha pohon në fund të editorialit të tij se “në të ka një të vërtetë të vogël personale. Kjo e vërtetë e vogël, të cilën Rama ka ende në memorje, lidhet me dt. 28 janar të vitit 2011, kur vetëm disa orë para nisjes në Washington, ai u detyrua të anullojë udhëtimin e të kthente baulet nga aeroporti për shkaqe që ai i di mirë, por që në këtë udhëtim u kapërcyen.”
Më poshtë mund të ndiqni postimin e plotë të ish-kryeministrit Berisha në “Facebook”“Prof. Dr. Sali BerishaPara nisjes per ne New York, ne kuadrin e "marrjes fund te epokes se rrenimit" ,siç e ka shpallur Rama epoken 1992-2013 te pas eterve te tij ne teresi dhe vitet 2005-2013 ne veçanti, ai deklaroi se nje nder qellimet kryesore te udhetimit te tij eshte permiresimi i marredhenieve me SHBA. Dy dite me pare zoti Donald Lu, ambasadori i ri i SHBA ne Shqiperi, do te deklaronte ne senatin amerikan se Shqiperia eshte nje aleat i shkelqyer i SHBA. Jam i sigurt se kjo deklarate nuk ishte nje reagim ndaj deklarates qesharake te Rames. Por e verteta eshte se per Shqiperine dhe per shqiptaret kudo qe jetojne, SHBA-te jane miku dhe aleati strategjik me kryesor. SHBA si vendi me i fuqishem e me kontribute me te medha ne lirine e kombeve perendimore dhe mbi te gjitha si pergjegjesi kryesor sot per paqen dhe sigurine ne bote, jane aleati strategjik kryesor i çdo vendi te lire. Por per ne shqiptaret aleanca strategjike me vendin e madh te lirise eshte me jetike, me e shtrejte se per çdo komb tjeter.Me angazhimin direkt per çlirimin e Kosoves, SHBA-te ben te mundur qe edhe ne, me se fundi, te mund te kendojme kengen e lirise. Shqiperia eshte nje vend i vogel me nje peshe globale mese modeste. Por ajo dhe shqiptaret kane patur mbeshtetjen me te jashtezakonshme te ketij vendi te madh dhe kjo jo se ne jemi nje komb i zgjedhur por vetem e vetem se kombi i madh amerikan, qeveria e tij, besojne se shqiptaret meritojne dhe duhet te gezojne lirine dhe se ne duhet te ndertojme te ardhmen tone bazuar ne vlerat dhe parimet e lirise, paqes dhe prosperitetit. Per te gjitha keto, SHBA-te kane qene, jane dhe do te mbeten miku, aleati me i çmuar, me kryesor e me strategjik i Shqiperise dhe kombit shqiptar.E verteta eshte se marredheniet midis Shqiperise dhe SHBA keto 8 vitet e fundit kane qene te shkelqyera, te ngushta dhe kane njohur zhvillimet e tyre me kulmore. Deshmi e kesaj jane mbeshtetja e fuqishme, e gjithanshme, percaktuese e SHBA per ftesen dhe anetaresimin e Shqiperise ne NATO, per pavaresine e Kosoves, bashkepunimi ne Afganistan, bashkepunimi i shkelqyer i agjensive tona te sigurise ne çeshtje shume te rendesishme, dhjetera e qindra projekte te USAID te financuara nga qeveria amerikane, histori te verteta suksesi ne mbare vendin, mbeshtetja e qeverise amerikane per integrimin e Shqiperise ne BE etj etj. Momenti me kulmor i marredhenieve midis dy vendeve tona ishte vizita e pare dhe historike e presidentit te SHBA Georg W Bush ne Shqiperi me dt.10 qershor 2007 dhe mesazhet e tij po kaq historike dhene ne Tirane per shqiptaret dhe boten. Presidenti i SHBA Georg W Bush do zgjidhte Tiranen per te shpallur para Europes dhe Botes me te famshmen "time is now", qendrimin, mbeshtetjen e nje rendesie vendimtare te SHBA per pavaresine e Kosoves si dhe mbeshtetjen e plote te qeverise se tij per anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Ne nje hark kohor te shkurter keto endrra kombetare u bene te verteta. Nje moment tjeter kulmor historik ne marredheniet shqiptaro- amerikane ishte vizita e Sekretares Klinton me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Ne kete vizite, qe ishte dhe diamanti ne kuroren e festimeve te 100 vjetorit te pavaresise, Sekretarja e Shtetit Klinton do tu drejtonte shqiptareve dhe miqve tane ne mbare boten nga salla e parlamentit te Shqiperise, mesazhin e saj historik "cilido qe do te shoh demokracine ne veprim te shkoje ne Shqiperi". Dua te theksoj ketu se vizita e sekretares Klinton dhe mesazhi i saj jehuan dhe me fuqishem mbasi erdhen pas perpjekjeve antishqiptare te Edi Rames dhe te ndonje miku te tij simpatizant i faqezinjeve qe u perpoqen me greve urie dhe akte makabre te djegies per se gjalli te semurve psiqik per te penguar ardhjen e sekretares Klinton ne Tirane. Te frutshme, miqesore e te shkelqyera kane qene edhe dy takimet e mia ne Washington me sekretaren Klinton dhe spikerin e Kongresit amerikan Boehner dhe miq e zyrtare te tjere te larte te qeverise dhe Kongresit te SHBA.Ne aleancen dhe bashkepunimin strategjik me SHBA, Shqiperia keto vite eshte perpjekur dhe nuk ka kursyer asgje ne mundesite e saj modeste per te dhene te gjithe ndihmesen e saj. Ne kemi mbeshtetur vendosmerisht ne kuadrin e NATOS, OKB etj, qendrimet e qeverise amerikane per paqen dhe sigurine ne bote. Ne nuk kemi çeduar nga asnje lloj presioni apo interesi afat shkurter ne qendrimet tona ne mbeshtetje te qendrimeve strategjike te SHBA per sigurine. Ne nuk jemi ndikuar nga miq apo te tjere per voten tone ne OKB siç beri Rama per nje pritje elektorale ende pa ardhur ne pushtet duke siguruar kryeministrin Erdogan, mik i shquar i Shqiperise dhe shqiptareve, se ai do te votonte pro rezolutes per statusin e Palestines ne OKB. Ne nuk votuam per rezoluten jo se jemi kunder statusit te Palestines por sepse ajo anashkalonte SHBA, pa te cilat konflikti i Lindjes se Mesme nuk mund te zgjidhet. Ne mbeshtesim plotesisht zgjidhjen e problemit midis Izraelit dhe Palestines bazuar ne dy shtete te pavarura ne ate rajon por shumica e sponsorizueseve te rezolutes nuk njohin Izraelin, nje vend mik per Shqiperine. Ne marredheniet bilaterale midis Shqiperise dhe SHBA pavaresisht nga mundesite tona tejet modeste, ne çdo rast qeveria shqiptare eshte perpjekur te beje maksimumin madje ne disa çeshtje sensitive problematike per SHBA si ajo e Guantanamos apo e Kampit te Lirise ( refugjateve iranian) ne Irak ne pa ngurim kemi bere me shume se çdo aleat tjeter i tyre. Por mbi te gjitha marredheniet tona me SHBA jane karakterizuar nga nje dialog i hapur, miqesor, konstruktiv e i panderprere.Ne te gjitha takimet bilaterale apo ne bisedat ne samitet multilaterale me zyrtaret me te larte te SHBA, me presidentin George W Bush, zevendes presidentin Chaney, Presidentin Obama, zvendes presidentin Joe Biden, Sekretaren Rice, Sekretarin Ramsfeld, Sekretaren Klinton dhe zyrtare te tjere te larte te administrates dhe Kongresit te SHBA, kam qene deshmitar i dashamirsise, sinqeritetit, çiltersise dhe ndjenjave me miqesore te tyre ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Ndaj mund te themi se realisht marredheniet e Shqiperise me SHBA jane te shkelqyera. Keto marredhenie nuk u lekunden nga asnje lloj perpjekje, ndikimi direkt apo indirekt nga kushdo qofte. Aq me pak mund te ndikoheshin ato nga zerat e thate ne shkretetire te Rames qe organizonte mitingun e protestes te nesermen e marrjes se fteses per anetaresim ne NATO apo te ndonje miku te tij qe per verberi le karrieren ne malet e Ballkanit dhe me papergjegjeshmeri te plote iu deklaronin shqiptareve se Senati amerikan nuk do miratoje anetaresine e Shqiperise ne NATO apo se fundi iu beri thirrje atyre te mos degjojne Washingtonin por ndonje mikun e tij dhe te Edi Rames.Megjithe keto duhet te pranoj se deklarata e Rames se ai po nisej ne SHBA per te permiresuar marredheniet me kete vend ka nje te vertete te vogel personale. Kjo e vertete e vogel, te cilen Rama ka ende ne memorje, lidhet me dt. 28 janar te vitit 2011, kur vetem disa ore para nisjes ne Washington ai u detyrua te anulloj udhtimin e te kthente baulet nga aeroporti per shkaqe qe ai i di mire por qe ne kete udhtim u kapercyen.Si perfundim mund te thuhet se marredheniet midis Shqiperise dhe SHBA jane vertete te shkelqyera, zhvillimi dhe konsolidimi i metejshem i tyre ka si kusht themelor konsolidimin ne Shqiperi te demokracise se bazuar ne vlerat e tregut. SHBA jane aleati strategjik kryesor i Shqiperise dhe kombit shqiptar dhe se çdo luhatje ne kete drejtim eshte ne kundershtim te hapur me interesat jetike te kombit shqiptar.”