Fier, Të specializuar por të papunë, 1000 aplikime në arsim për 30 vende pune
Kërkesat për punësim në arsim në Fier, janë duke shënuar shifra të larta, ndërkohë që mundësitë për të ushtruar këtë profesion janë fare të ulëta. Janë më shumë se 1 mijë aplikime të kryera pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit në këtë qytet, ndërkohë që këtë fillim viti akademik do të punësohen vetëm 30 persona.Shumica e aplikantëve janë të rinj të diplomuar dhe specializuar brenda apo jashtë vendit, por mesa duket punësimi për ta mbetet një ëndërr, të paktën për këtë vit. Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Fier, Miranda Bullati, pohon këtë fakt duke u shprehur se hapësirat në dispozicion që ky institucion ka, janë fare të pakta.Çdo ditë, pranë Drejtorisë së Arsimit në Fier, paraqiten për të dorëzuar dokumentat me dhjetra të rinjë, shumica të sapo diplomuar, të cilët janë në kërkim të një vendi pune.