“Globe OUTLET” në City Park, produkte cilësore dhe çmime të leverdishme

“Globe OUTLET” vjen për të gjithë shqiptarët me elektroshtëpiake me çmime më të lira. Dyqani i ri, i cili do të hapet në qendrën tregtare “City Park” që prej 5 Tetorit, do të sjellë një risi për të gjithë konsumatorët. Drejtuesi i kompanisë “Globe”, Agim Bedo, shpjegon se të gjithë të interesuarit mund të përfitojnë nga uljet e produkteve në këtë dyqan përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm për një afat të caktuar. “Globe OUTLET” ofron një gamë të gjerë produktesh elektronike dhe elektroshtëpiake të markave më të njohura botërore.Kompania “Globe” e ka nisur aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike  në vendin tonë në vitin 2000. Aktualisht “Globe” është konsoliduar duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend duke numëruar tashmë një rrjet prej 13 dyqanesh në të gjithë Shqipërinë.