Qeveria: Riformatim të KQZ-së. Celibashi: Gati modeli, anëtarët të jenë të jenë apolitikë
Riformatimi i KQZ-së mbetet qëndrimi i pandryshuar i qeverisë së re, për të arritur atë që cilësohet legjitimitet i këtij institucioni. Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh ish-kryetar i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, thotë se kabineti Rama ka gati një model për formatin e institucionit më të lartë zgjedhor, i cili mbi të gjitha duhet të plotësojë një kusht, të jetë apolitik.Por riformatimi i KQZ-së, kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash, nëse ndryshohet në kodin zgjedhor, dhe votat e 94 deputetëve nëse ndërhyet në Kushtetutë.KQZ, aktualisht ka vetëm 4 nga 7 anëtarët e saj, pas dorëheqjes së përfaqësuesve të së majtës në këtë institucion.Të Hënën, me anë të një kërkese, anëtarët e dorëhequr të KQZ-së, Denar Biba dhe Albana Shtylla, i kërkuan Kuvendit të Shqipërisë që t'i lironin nga kjo detyrë, për faktin se ata kanë paraqitur dorëheqjen nga komisioni më i lartë i administrimit zgjedhor, që në muajin Prill të këtij viti. Por kërkesa e tyre nuk u bë pjesë e rendit të ditës për shkak të refuzimit të opozitës, duke shtyrë votimin për shkarkimin e tyre javën e ardhshme.Ndërkohë, që nuk dihet nëse të njëjtën kërkesë do të depozitoi edhe anëtari tjetër i dorëhequr nga KQZ-ja, përfaqësuesi i PBDNJ-së, Jani Jani.Kjo situatë në KQZ, u krijua pas shkarkimit në kuvend të Ilirjan Muhos, një propozim i LSI-së, vetëm pak ditë pasi LSI kishte dalë nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike dhe ishte bashkuar me Partinë Socialiste.