Unaza e Fushë-Krujës, burim aksidentesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2013, 19:19
Punimet për përfundimin e unazës në Fushë-Krujë, pjesë e Rrugës së Kombit, janë lënë në mes, duke u kthyer në burim të sigurt aksidentesh.Edhe pse punimet në këtë segment kanë filluar para 4 vitesh, sot vihet re që një pjesë për rreth 1 km, është jashtë çdo lloj parametri.Banoret shprehen se si pasoje e lënies përgjysmë të punimeve, pluhuri dhe balta i shoqërojnë ata në çdo moment të ditës, ndërkohë që rreziku kryesor mbetet mungesa e një dalje të mirëfilltë në autostradë, ku si pasojë janë shënuar dhjetra aksidente me pasojë vdekjen.Si një nga zonat më të populluara pranë Rrugës së Kombit, banorët e Luzit në Fushë-Krujë, kërkojnë ndërhyrjen e organeve përgjegjëse për normalizimin e situatës.