Vlerat arkitekturore të Gjirokastrës, prezantohen në punimet e 2 piktorëve vendas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2013, 19:50
Në kuadër të Panairit Artizanal që po zhvillohet në Gjirokastër, piktorët Pëllumb Puci dhe Agron Polovona kanë çelur një ekspozitë pikture të përbashkët .Mbi 80 punime të vendosura në zonën muzeale, po shpalosin vlerat e arkitekturës që janë marrë në mbrojtje nga UNESCO, Gjirokastrës dhe Beratit.Në një mënyrë të thjeshtë dhe tepër origjinale, ekspozita ka tërhequr vëmendjen e mjaft artëdashësve, por edhe turistëve të huaj.Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për gjatë gjithë ditëve që do të zhvillohet Panairi i Artizanëve, i cili ka mbledhur punime dhe artizanë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Kosova e Maqedonia.