Berisha ironizon Ramën: Fajin e ka Hollivudi! Zoti e ruajt Shqipërinë nga Edvini
Filmat per Shqiperine jane te pandershem, por imazhin e Shqiperise ne Europe e ka nxire me shume se kushdo tjeter keto vite Piktori deshtak. Kështu shkruan në rrjetin social facebook ish-kryeministri Sali Berisha referuar fjalimit të një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Berisha i kujton kreut të mazhorancës se në 8 vite si drejtues i opozitës “per te perçudnuar imazhin e Shqiperise futi ne parlament daulle, bori, bojkotoi Parlamentin dhe institucionet, beri greve urie, protesta me plehra per te bllokuar heqjen e vizave per shqiptaret, organizoi puçin e 21 janarit per te marre pushtetin me dhune, organizoi greven e urise dhe djegien per se gjalli te te semureve psiqik per te anulluar viziten e sekretares Klinton ne Tirane me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise”.“Te dashur miq, fajin per imazhin e Shqiperise e ka Hollivudi. Kjo deklarate ne sallen e OKB-se nuk eshte bere dje nga komiku yne i mirenjohur Skender Sallaku por nga Piktori qesharak qe tete vite me rradhe beri gjithçka, me shume se çdo albanofob tjeter, per te nxire imazhin e Shqiperise.Rama si askush tjeter mbajti peng per dy vjet statusin e vendit kandidat dhe tani ne pushtet instaloi qeverine me te dobet, me te korruptuar ne historine e vendit dhe Kodin e Heshtjes apo territ informativ. Ai do me çdo kusht te shtyje me tej statusin e vendit kandidat vetem te mos konsiderohet si nje merite e qeverise se PD. Filmat per Shqiperine jane te pandershem por imazhin e Shqiperise ne Europe e ka nxire me shume se kushdo tjeter keto vite Piktori deshtak” thekson më tej ish-Kryeministri.Ironinë ndaj pasardhësit të tij, ish-kryeministri Berisha e përfundon me një shprehje të Konicës:“Vetem pak muaj me pare njeri prej personaliteteve me te shquara te Europes do te me thoshte: "Mire ai qe eshte haptas anti-shqiptar, po te tjeret si ka mundesi qe e ndjekin ate? Kjo nuk ndodh me asnje vend tjeter".Vetetimthi ne mendje me erdhen fjalet e Konices "Zoti e ruajt Shqiperine nga shqiptaret", natyrisht si Edvini”.