Naço pret Maragos, në fokus progres-raporti dhe reformat në drejtësi
Në kuadër të takimeve të rëndësishme me zyrtarë të lartë të organizmave të huaj në vendin tonë, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti sot Vassilis Maragos, Shef i Sektorit për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Evropian.Në këtë vizitë z. Maragos shoqërohej nga një delegacion me përfaqësues të lartë të BE-së dhe Komisionit Europian.Ministri i Drejtësisë dhe përfaqësuesi i Komisionit Europian diskutuan rreth prioriteteve të raport-progresit. Një vend të rëndësishëm në bisedimet me z. Vassilis Maragos zunë çështjet që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Në këtë kuadër, Ministri Naço u ndal tek objektivat e dikasterit që drejton, ku kryefjala e punës është lufta kundër korrupsionit.
Naço solli në vëmendjen e z. Maragos reformat në gjyqësor, ndryshimet në legjislacion, nevojën për të marrë mendimin dhe asistencën e Komisionit të Venecias për të gjitha këto ndryshime të domosdoshme.Nga ana e tij, Maragos theksoi se në pak javë pritet të dalë progres-raporti për Shqipërinë nga ana e Komisionit Europian dhe se ky raport është shumë i rëndësishëm për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ky është një objektiv plotësisht i mundshëm, por natyrisht ka ende shumë për të bërë.“Duhet punë e vazhdueshme e të gjitha aktorëve në Shqipëri për të përmbushur të gjitha atoçështjeqë janë ende në diskutim e në bashkëpunim midis palëve. Reforma në drejtësi është dhe do të mbetet në qendër të vëmendjes ndërmjet BE dhe Shqipërisë.”- u shpreh z. Maragos.Ministri Naço nënvizoi angazhimin e tij personal, por edhe të stafit që ai drejton.“Prioriteti kryesor i Ministrisë së Drejtësisë do të jetë reforma në sistemin e drejtësisë, si dhe lufta e ashpër kundër korrupsionit” theksoi Naço.Gjatë takimit Ministri Naco prezantoi të gjitha objektivat e Ministrisësë Drejtesise lidhur me reformat e rëndësishme, të cilat do t’i shërbejnë rritjes së besimit të qytetarëve shqiptarë në sistemine drejtësisë.