Bylykbashi-Ramës: Stop rrënimit të Kryeministrisë

Investimet që po bëhen në Kryeministri me restaurimin e godinës dhe kthimi i vendimeve të fundit të qeverisë Berisha për rishqyrtim nga kabineti Rama  janë dy shqetësimet e ngritura nga selia Blu.Përmes nënkryetarit të kuvendit Edmond Spaho  dhe ish shefit të kabientit “Berisha” Oerd Bylykbashi demokratët kërkojnë transparencë për këto çështje.Debati politik për investimet që po bëhen në ambjentet e kryeminitrisë për Oerd Bylykbashin duhet marrë  zgjidhje ligjore e për këtë duhet të reagojnë institucionet përkatëse Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria."Dëmi që i është shkaktuar shtetit është 15 milionë lekë të reja, dhe kjo ka ndodhur në shkelje të plotë të ligjeve të vendit. Edi Rama thotë që punimet në kryeministri po zhvillohen në mënyrë vullnetare dhe sponcorizohen nga donator.  Por ky dëm që po bëhet në këto punime partizane nga vullnetarët e kuq të Edi Ramës ka shkuar 15 milionë lekë të reja.  I bëj thirrje Edi Ramës të respektojë procedurat ligjore dhe ti thojë stop rrënimit të Kryeministrisë. Ajo që po ndodh sot është një ç`bërje e aseteve të Kryeministrisë për qef të kryeministrit Rama dhe pa asnjë procedurë" tha Bylykbashi.