Berisha: Shtyrja e ligjit për nënpunësin civil, minon statusin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po tenton të minojë konsensusin për ligjin e Nënpunësit Civil, me qëllim shtyrjen e statusit në muajin dhjetor, që të mos i njihet merita qeverisë së djathtë.Duke folur në seancën plenare, Berisha e ka quajtur si alarmante shtyrjen që po i bën qeveria e re këtij ligji që sipas tij është shumë i rëndësishëm për marrjen e statusit“Është alarm i madh që bie nga bashkëkryeministri Rama për të shtyrë statusin nga muaji dhjetor që të mos i atribuohet PD dhe qeverisë së saj. Informohemi se është përgatitur akti normative për të rrëzuar konsensusin, mosdhënia e të cilit mbajti peng statusin. Gabim fatal nëse marrim veprime për ta shtyrë atë. Ministri i Jashtëm bashkë me kryeministrin kanë mashtruar në Bruksel për akte, por kam besim se kjo zgjidhet nga Kryesia e Kuvendit që vendi të mos humbasë stausin në dhjetor, ai është dënim i madh për shkak te disa zhvillimeve, që ndodhin në mesin e vitit të ardhshëm që janë zgjedhjet evropiane” tha Berisha.Ish-kryeministri Berisha i është drejtuar me ironi kryetarit të parlamentit, me termin ‘i nderuar bashkëkryetar i shumicës’.Por me të njëjtën ironi i është përgjigjur edhe kryeparlamentari Ilir Meta I cili ka thnë “Urdhëro z. Bashkëkryetar i opozitës. Kjo çështje nuk ishte në rendin e ditës, por kemi bërë këtë favor vetëm për z Berisha të fliste, tani i ndërpresim diskutimet”.Ruçi-opozitës: Dorëheqja e dy ish-anëtarëve të KQZ-së duhej të bëhej nga juMë herët, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi theksoi se mbajtja në detyrë e dy ish-anëtarëve të KQZ-së është një precedent. Ai theksoi se i takonte mazhorancës së kaluar të miratonte dorëheqjen e tyre ndërsa shtoi PS-ja jep dakordësinë që lirimi i tyre nga detyra  të bëhet javën tjetër.”Më vjen mirë që në seancën e parë opozita i referohet procedurave parlamentare. Me ndërhyrjen që bën thotë atë që, “bëni siç them unë, mos bëni siç bëja unë”. Në Kuvend ka precedentë dhe këtë nuk duhej ta kujtonit. Kjo është një detyrë që duhet ta kishit bërë ju, pasi ju duhet t’ua kishit miratuar dorëheqjen, pasi e kanë bërë në institucionin që kishit ju. Ata nuk zënë dot punë pasi janë të emëruar në një tjetër vend. Nëse ju nuk jepni dakordësinë tuaj për një çështje kaq formale, ne jemi dakord që si mazhorancë ta bëjmë javën tjetër” tha Ruçi.