Gjykata shpall të pafajshme Shemsie Kadrien
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshme ish-bosen e firmës piramidale “Gjallica”, Shemsie Kadria, për akuzën e mashtrimit. Kadria akuzohej nga Prokuroria e Tiranës së kishte mashtruar dy gra, duke u marrë 50 milon lekë të vjetra dhe disa mijëra dollarë, duke u premtuar se do tu sigurontë apartamente dhe pas kësaj bosja e mashtrimit është zhdukur bashkë me paratë.Prokuroria në pretencën e saj pati kërkuar 12 vite burg për Kadrinë, por kryesuesi i trupit gjyëqsor Kreshnik Omari në leximin e vendimit argumetoi se ajo nuk ka kryer vepër penale. Sipas tij ajo i ka marrë paratë, por në fund u ka siguruar apartamentet të dëmtuarave.Gjykata argumetoi se kjo histori është një çështje civile dhe duhet të gjykohet nga gjykata civile e kryeqytetit. Hetimet në lidhje me ish-bosen e kompanisë rentiere "Gjallica" kanë nisur në vitin 2010.Shkak për nisjen e hetimit është bërë kallëzimi i dy qytetareve që kanë rënë viktima të mashtrimit nga Shemsie Kadria. Shtetaset Esma Kapllani dhe Firdes Sulkollari kanë denoncuar në polici se mashtrimi në dëm të tyre ka ndodhur në vitin 2008.Nga padia e bërë është mësuar se shtetasja Esma Kapllani ka paguar 21 milion lekëve lekë dhe Firdes Sulkollari ka paguar 23 milon leke dhe 2700 dollarë te shtetasja Shemsie Kadria.Gjatë këtij viti për gjykatën e Tiranës ky është vendimi i dytë për ish bosët e firmave piramidale,pasi dy tre muaj me parë kjo gjykatë dënoi me 8 muaj burg në mungesë Bashkim Drizën, ish bosin e fondacionit “Populli”,edhe ai akuzohej për mashtrim.