KiE: Të zbardhet “21 janari”, disa persona të përfshirë nuk janë hetuar

Përgjegjësit për ngjarjen e 21 janarit duhet të dalin para drejtësië. Ky ka qenë qëndrimi i prerë i Komisionerit për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muižnieks në konferencën përmbyllëse pas vizitës 5 ditore në vendin tonë. Përkundër vendimit të gjykatës së apelit për të akuzuarit e vrasjeve të 21 janarit, ai theksoi se kjo nuk e pengon Prokurorinë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, sikundër për të vënë para drejtësisë një numër të tjerë njerëzish të përshirë në ngjarje.“Qëndrimi im dhe i KiE është i qartë: Autorët e shkeljeve të të drejtave të njeriut duhet të dalin para drejtësisë. Një numër njerëzish të përfshirë në ngjarjen e 21 Janarit akoma nuk janë para drejtësisë.Ka të dhëna se hetimet nuk anë kryer si duhet si rezultat i shkatërrimit të provave. Ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e provave të vihen para drejtësisë. Jemi në pritje të përfundimit të cështjes gjyqësore për personat që vranë. Prokurori na informoi se edhe hetimi në lidhje me provat ende nuk ka përfunduar dhe na premtoi se do na informojë. Gjykata duhet të veprojë në mënyrë të tillë që të kenë ndëshkueshmëri dhe personat përgjegjës të dënohen.Ne do vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje se kjo është çështje provë si për prokurorinë dhe funksionimin e gjyqësorit në Shqipëri ”, theksoi komisioneri i KiE.Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës deklaroi se drejtësia shqiptare duhet të bëjë shumë për të arritur standardet e BE-së, në mënyrë të veçantë për të rifituar besimin e publikut tek gjyqësori.“Shqipëria duhet të bëjë shumë që sistemi gjyqësor të përmbushë standardet e BE-së. Ekzekutimi i vendimeve të gjykatave dhe besimi tek gjyqësori është në nivel të ulët. E rëndësishme që ministri juaj e pranon këtë gjë. Ndaj jemi këtu për t’ju ndihmuar”tha ai.Muižnieks ka ngritur shqetësimin edhe lidhur me dhunimin enjerëzve nga ana e policise, duke e vlerësuar teresisht të papranueshme. Lidhur me këtë problem ai tha se një rol të madh ka Avokati i Popullit për ti evidentuar dhe denoncuar raste të tilla."Një tjetër çështje që kemi ndjekur është keqtrajtimi i njerëzve nga ana e policisë. Nuk e kam fjalën për keqtrajtime serioze, por për një dhunë të përditshme nga policia si: rrahje, kërcënimi dhe frikësimi i njerëzve në mjediset e tyre. I kam kërkuar ministrit të Drejtësisë të japë mesazhin se dhuna e ushtruar nga policia është absolutisht e paparanueshme. E mirëpres aktivitetin e Avokatit të Popullit në lidhje me rastet e keqtrajtimit nga policia. Vendosja e kamerave në komisariate është një zhvillim, por më i rëndësishëm është procedimi disiplinor i atyre që ushtrojnë dhunë.Në çdo vend jo vetëm në Shqipëri unë theksoj misionin e Avokatit të Popullit. Mendoj se këto struktura duhen mbështetur dhe forcuar aktiviteti i tyre. Të forcohet bashkëpunimi i Avokatit të Popullit dhe Komisionerit anti-diskriminim. Administrata publike duhet të marrin me seriozitet rekomandimet e këtyre dy institucioneve dhe këto do funksionojnë më mirë nëse ka kooperim me OJQ-të përkatëse. Pres të ketë zhvillime më domethënëse në këtë drejtim" tha ai.E ndërsa mbetet në pritje të progresit lidhur me çështjet e ngritura, ai tha se pas vizitës në Tiranë do të hartojë dhe një raport dymujor, punë kjo që do të shoqërohet dhe me takime të tjera me përfaqësues të Shqipërisë në KiE.

"Pas kësaj vizite ne përgatisim një raport për një periudhë dymujore dhe kjo punë do shoqërohet me takime të tjera që mund të kem në Strasburg me përfaqësues të Shqipërisë në KiE, me përfaqësues nga media nëse ka interes dhe do kthehem përsëri në Shqipëri. Mandati im është edhe 4 vite e gjysmë dhe do kem mundësi të shoh progresin e bërë gjatë kësaj kohe"përfundoi Muižnieks.