Abuzim me vizat dhe tone nacionaliste,1 vit burg ish-konsullit grek në Korçë

Dënohet me 1 vit burg ish-konsulli grek në Korçë, Teodoros Ekonomu, si dhe dy ish-punonjës të kësaj konsullate. Nën akuzën e "sjelljes së pahijshme gjatë qëndrimit të tij në Korçë", drejtësia helene vendosi që Ekonomu të dënohet me një vit burg, tre vjet liri me kusht dhe një gjobë prej 5 000 eurosh.Dënimi i tij vjen në një kohë që vendi ynë ka përfituar tashmë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Europian, por sjellja e tij e pahijshme ka të bëjë me proçedurat që ai ka ndjekur në dhënien e vizave greke për qytetarët shqiptarë.Ish-konsulli grek në mbrojtjen e tij theksoi se "gjykata nuk mund të gjykojë një shërbim që është subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa i konsideroi si të pabaza akuzat ndaj tij.Ekonomu u shpreh gjithashtu se kishte marrë kërcënime nga deputetë, avokatë dhe biznesmenë sepse nuk kishte dhënë viza afatshkurtra për shtetasit shqiptarë, të cilët donin të shkonin në Greqi për të punuar, ndaj kjo akuzë sipas tij është absurde.Në sallën e gjyqit u debatua edhe rreth toneve nacionaliste të përdorura prej tij, gjatë punës në Konsullatën greke ne Korçe.Prokurori i çështjes i beri te qarte ish-diplomatiti grek se ndodhej ne Korçe për të shërbyer si Konsull, jo për të bërë politikë patriotike dhe as për marrëdhënie të mira me diasporën.Ai i kujtoi gjithashtu se si perfaqesues i shtetit grek duhet te perdorte termin "Shqiperia Jugore" dhe jo Epiri i Veriut, siç eshte shprehur Ekonomu. Vendimi i gjykates u apelua menjehere nga avokatet e ish-konsullit grek.