Rasmussen mirënjohje Berishës: Shqipëria, aleat i vendosur dhe me vlera i NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i ka dërguar një letër mirënjohje ish kryeministrit të vendit Sali Berisha. Në letrën e tij, Rasmussen vlerëson rolin e Berishës për çuarjen përpara të axhendës politike të Aleancës."I dashur Sali,Pas largimit Tuaj nga posti i Kryeministrit të Shqipërisë, më lejoni t'Ju shpreh mirënjohjen time për dedikimin Tuaj dhe mbështetjen e vazhdueshme për çuarjen përpara të axhendës politike të Aleancës.Ndërkohë që Shqipëria i afrohet vitit të pestë të anëtarësisë në NATO, vëndi Juaj e ka pozicionuar veten si një aleat i vendosur dhe me vlera. Lidershipi Juaj në procesin e anëtarësimit dhe pas tij, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim dhe dëshiroj t'Ju falenderoj për kontributet e rëndësishme të vëndit Tuaj në suksesin e Aleancës.Ju uroj suksese në përpjekjet Tuaja të ardhëshme” përfundon Andres Fogh Rasmussen.