"Zhduket" 13-vjeçari, Klisman Ndou prej tre ditësh rezulton i humbur

Prej tre ditësh një 13-vjeçar në fshatin Tale të Lezhës është zhdukur në rrethana misterioze. Zhdukja e të miturit është denoncuar nga prindërit e tij, të cilët kanë bërë të ditur se e kanë parë për herë të fundit djalin e tyre rreth orës 10:00 të paradites së të martës.Fëmija, K.Ndou, mësohet se ishte larguar në qytetin e Lezhës me dy fqinjët e tij 16 dhe 17-vjeç ku ishte parë nga i ati, i cili e kishte kthyer në shtëpi. Më pas, siç deklarojnë vetë familjarët, i mituri ishte larguar sërish nga banesa dhe askush nuk e pa më. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.