Jeta në këmbim të 6 mijë eurove, RENEA liron pengun kosovar në Kukës

Tre persona janë vënë në pranga të akuzuar për marrjen dhe mbajtjen peng të një shtetasi kosovar.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ardian Muja, Shkëlzen Duraku dhe Lumir Dashi të cilët mban peng shtetasin kosovar Flamur Curri.Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Shtiqen në Kukës ndërsa për lirimin e pengut është dashur ndërhyrja e forcave RENEA.Sipas policisë, Flamur Curri është pronar I një aktiviteti privat në qytetin e Kukësit dhe pengëmarrësit kishin kërkuar 6 mijë euro në këmbim të lirimit të tij.Mësohet se RENEA ndërhyri në çastin final dhe arrestoi tre gjob-vënësit të armatosur me automatik dhe pistoletë.