Basha: Rama po u dikton shqiptarëve mesazhin "ligji jam unë"
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po shtyn hyrjen në fuqi të ligjit të nënpunësit civil duke u diktuar shqiptarëve mesazhin që ai qëndron mbi ligjin.Duke folur në mbledhjen e grupit, Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për një start të mbrapshtë e aspak premtues të nisjes së punës dhe për akte antikushtetuese dhe antiligjore.Sipas tij, sindroma e vitit zero po shkel shtetin ligjor, korpusin e ligjeve të krijuara gjatë këtyre viteve, rregullat e dhe funksionim e qeverisë dhe të Kuvendit.“Në këtë start të mbrapshtë Rama po kërkon tu diktojë shqiptarëve një mesazh; ligji jam unë. Duke dëshmuar një mentalitet të vjetër për vlerën e shenjtë të ligjit të demokracisë, si kushti numër një i progresit shoqëror. Paralajmërimet tona të vazhdueshme për t’iu përmbajtur betimit që kanë bërë dhe për të zbatuar ligjin, nuk po zgjohen, fryma revanshiste po ngjit shkallë të reja, po shënjestron arritje të tjera të shtetit ligjor. Paralajmërohet shtyrja e ligjit të nëpunësit civil, nëse ndërmerret ky do të ekzekutonte konsensusin ndërpartiak. Kujtojmë sot se ky ligj ishte një prej tre të famshmet të paketës së integrimit, mosbotimi i të cilit e provoi vendon nga marrja e statutit” tha Basha.Sipas tij, kjo ishte një histori konsensusi që iu dha sic u kërkua, por që Rama kërkon tashmë ta hedhë në erë. “I them sot Ramës, e para hiqe nga mendja mos e tento, konsensusi është një vlerë e vecantë pa të cilin nuk bëjmë dot, që duhet ta ruajmë fort, vendi do të ketë nevojë për konsensusin ndërpartiak po aq sa për debatin, nëse shkelmohet ky konsensus përgjegjesia dhe pasojat do të bien mbi Ramën dhe qeverinë e tij. Ky akt do cojë në shkallmimin e Shërbimit Civil” shtoi Basha.Basha u shtpreh se opozita është e vendosur të mbrojë me çdo çmim vlerat e administratës dhe vlerat e konsensusit partiak që i hapi rrugë marrjes së statusit kandidat.