Shtatorja e Ibrahim Rugovës niset drejt Kosovës
Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova ka bërë rrugëtimin e fundit nga Tirana në Prishtinë nëpërmjet Rrugës së Kombit që ai e kishte ëndërruar si bashkimin natyror të Shqipërisë.Lideri shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës është përjetësuar në një shtatore të bronztë me një lartësi 4.20 m. Ideja e kësaj vepre madhështore ka dalë nga studio e skulptorit Julian Mucollari dhe është realizuar në fonderinë e veprave të artit.Një prej realizuesve Agim Dishaj i cili në jetën e tij numëron dhjetra punë të tilla, thotë se Ibrahim Rugova në shtatore është punuar me dashuri. Është gati e pazakontë që një vepër e tillë të përfundohet brenda 15 ditëve.Për këtë shtatore janë menduar të gjitha detaje. Ibrahim Rrugova është në hapin e hedhur, dorën e majtë të përthyer, shalli i hershëm simbolik. Në fakt, ky është imazhi i miliona shqiptarëve.Shtatorja do të qëndrojë në Sheshin e Pavarësisë në Prishtinë, që mban po emrin e Ibrahim Rugovës ku do të admirohet nga shqiptarët e Kosovës.