Historia e një gjakmarrje, në gjykatë akti i fundit Llani-Shkreta
Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në Gjykatën e Kurbinit dosjen hetimore ndaj Muharrem dhe Jetmir Llanin, të akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.Prokuroria e Kurbinit i akuzon këta dy shtetas për vrasjes së shtetasit Arian Shkreta dhe vrasjes së mbetur në tentativë, me pasojë plagosje, të shtetasit Leli Shkreta, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor 2012.Sipas akuzës Jetmir dhe Muharrem Llani, ishin përgatitur më parë për vrasjen e Genti dhe Emanuel Shkretës, për motive gjakmarrje, pasi më datë 05. Qershor 2012, vëllezërit e viktimave, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës ku udhëtonte djali i mitur i Jetmir Llanit, bashkë me nënën dhe xhaxhain e tij.Për pasojë të sulmit humbi jetën fëmija i mitur me iniciale E. Ll, ndërsa xhaxhai i tij që drejtonte makinën. Për ngjarjen janë dërguar për gjykim Alban dhe Altin Shkreta nën akuzën e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese në Gykatën e rrethit gjyqësor Kurbin.Me ngjarjen e 5 qershorit nisi edhe historia e përgjakshme e hakmarrjes mes familjeve Shkreta e Llani, ndërsa konflikti kishte nisur një ditë më parë.Pas një grindjeje mes grupeve, vëllezërit Llani kishin rrahur në sy të të gjithë Mamurrasit dy prej vëllezërve Shkreta, të cilët s'mundën ta përtypnin turpin e u bënë pritë kundërshtarëve.Kundërpërgjigja e familjes Llani erdhi në të 40 e 9 vjeçarit. Më 19 korrik Mark Shkreta, 71 vjeç, babai i dy autorëve të vrasjes së 9 vjeçarit u vra në Tiranë. Ndërsa disa ditë më pas shtëpisë së Mark Shkretës iu vu një sasi eksplozivi.