Rama takon Presidentin Gyl: Turqia, partneri ynë strategjik

Në ditën e tretë të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Edi Rama pati një axhendë të ngjeshur takimesh bilaterale me Presidentin e Turqisë Abdullah Gyl, Presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev, Presidentin e Kroacisë Ivo Josipoviç, Kryeministrin e Malit te Zi Milo Gjukanoviç, si edhe Drejtoreshën e Përgjithshme të PNUD Helen Clark.