Panairi i kafesë në Tiranë, shija e Segafredo ajo që tërheq më shumë
Mban emrin Segafredo dhe me vulën e cilësisë më të mirë të tregut të kafes në vendin tonë. Prej disa ditësh vijon të ketë një tendë të veçantë në panairin e kafes në hotel Rogner, e ku shumë qytetarë i janë drejtuar për të shijuar mishelat e kafes që ofron Segafredo.Koordinatorja e kësaj kompanie, Xhensila Frasholli, thotë se cilësia e kafes dhe shërbimi profesional për konsumatorët bën dallimin që ofron kjo kafe, e cila ka një treg të zgjedhur në të gjithë vendin, por jo vetëm, edhe jashtë Shqipërisë.Ndërsa kanë mbetur edhe tre ditë kur panairi i kafes mbetet i hapur ka një ftesë për të gjithë adhuruesit e kafes që të provojnë shijen e kafesë Segafredo.Cilësia e shërbimit dhe shija, janë dy elementët që e bëjne këtë kafe të preferuar dhe kërkuar nga konsumuesit e kafesë në Shqipëri.Panairi i kafesë në Rogner u çel me datën 23 shtator dhe do të jetë i hapur deri me datën 29, që përkon edhe me ditën ndëkrombëtare të kafesë. Ceremonia e mbylljes së këtij panairi do të bëhet me një aktivitet të pasur artistik.