Qeveria “kërcënon” Berishën, rishikim të vendimeve pas 23 qershorit

Qeveria e re ka nisur punën për të kaluar në sitë projektligjet e lëna nga kabineti Berisha para se ti dërgojë për miratim në Kuvend.Ministri për parlamentin, Ilirjan Celibashi, thotë se ekzekutivi i majtë ka terhequr pas te 14 projektligjet e depozituara nga qeveria Berisha dhe te mbartura nga sesioni i shkuar parlamentar për ti rishikuar një për një.Për herë të parë, një nga anëtarët e kabinetit të mazhorancës shprehet edhe për debatin për ligjin e statusit të nënpunësit civil. Celibashi thotë se ligji që hyn në fuqi në 1 tetor është i pazbatueshëm ndaj qeveria e re do të bëjë gati amendimet e ligjit dhe në këtë proçes do të përfshihet edhe opozita.Ministri që do rakordojë raportet qeveri-parlament zbulon se ndryshime do ketë edhe në rregulloren e Kuendit, duke mos përjashtuar rikthimin e votimit të fshehtë.