Luftë për drogën në Burrel, kultivuesit sulmojnë me armë forcat e rendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2013, 13:38
Policia e Matit ka ndërmarrë një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Qafë Shtamës, por është përballur me plumba.Burime nga rrethi verilindor bëjnë me dije se të paktën 2 persona të armatosur dhe të veshur me rroba ushtarake hapën zjarr ndaj policisë ndërsa po i afrohej një parcele ku kultivohej bima e ndaluar.Pas kësaj situatë drejt vendngjarjes janë nisur edhe forca të tjera të policisë nga Qarku i Dibrës. Por, ndërsa ende nuk ka shumë informacione rreth zhvillimeve të fundit, mësohet se policia e Matit ka kërkuar përforcime nga Tirana.