Dibër, plagoset me armë zjarri 56-vjeçari, në kërkim autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2013, 17:15
Një person është plagosur me armë zjarrri mesditën e sotme në Dibër. Ngjarja është regjistruar në fshatin Blliçe të komunës Fushe-Alie , ku shtetasi Halil Noka 56 vjeç është plagosur me armë zjarri nga Ylli Nezha, për motive ende të paqarta. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit, nga ku mësohet se ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë së Dibrës janë vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, 37-vjeçarit Ylli Nezha. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.